Shkon në 373 numri i viktimave nga Covid-19, tetë vdekje në 24 orët e fundit

15:16 | 13 Gusht 2020

Janë konfirmuar edhe 193 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Pos rasteve të reja, Instituti njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe tetë persona të tjerë si pasojë e Covid-19, përcjell ORAinfo.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, ka arritur në 373.

Ndryshe, numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 3999./ORAinfo/

Komento: