Shkon në 414 numri i të prekurve me koronavirus në Slloveni

17:47 | 22 March 2020

Në Slloveni edhe 31 raste të reja me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Slloveni është rritur me 31 në 414 sot, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Gjashtë ishin raportuar të huaj, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA, përcjell KosovaPress.

Numri më i lartë i personave të infektuar është 92 në Lubjanë, që është shtatë më shumë se një ditë më parë.

Komento: