Shkon në 488 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 8 të vdekur në 24 orët e fundit

15:11 | 25 Gusht 2020

Sot janë konfirmuar edhe 136 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, duke e ҫuar kështu në 12.683 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosovë.

Mjaftë shqetësues është edhe numri i vdekjeve nga ky virusi, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, përcjell ORAinfo.

Deri më tani, numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 488.

Ndrysh, gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 131 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: