Shkon në 70 numri i viktimave nga Tornado shkatërrues në SHBA

10:26 | 12 Dhjetor 2021

Shkon në 70 numri i viktimave.

Pamjet e mëposhtme tregojnë pasojat e tornados vdekjeprurëse në Mayfield, SHBA. Të publikuara nga The New York Times, shihen pamjet që lanë pas tornadot në vend, duke shkatërruar shumë qytete.

Të paktën gjashtë qytete u goditën nga tornadoja ditën e djeshme, duke përfshirë Arkansas, Illinois, Kentucky, Missouri, Mississippi dhe Tennessee.

Guvernatori i Kentakit tha të shtunën në mëngjes se të paktën 70 njerëz ishin vrarë nga tornadoja prej mbi 200 miljesh dhe se numri i të vdekurve të shtetit mund të rritet në më shumë se 100 në orët e ardhshme.

Komento: