Shkon në mbi 2 mijë e 700 numri i të vdekurve në Turqi e Siri pas tërmetit

19:57 | 06 February 2023

Së paku 2 mijë e 701 persona kanë mbetur të vdekur në Turqi e Siri pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditen vendet.

Tërmeti më i fuqishëm ishte ai me magintudë 7.8 ballë të Rihterit, i cili goditi Turqinë jugore herët në mëngjesin e sotëm, shkruan CNN, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ndërsa, përveç numrit të lartë të të vdekurve, nga tërmeti mbeten të plagosur mbi 13 mijë e 500 persona.

Veç në turqi janë mbi 1 mijë e 651 persona të vdekur, ka bërë të ditur zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, ndërsa të lëndaur janë mbi 9 mijë e 700, kurse në Siri, sipas Agjencisë SANA, të vdekur janë mbi 1 mijë e 50 persona ndërsa të lënduar janë mbi 2 mijë e 450 njerëz.

Në Turqi, tashmë presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur një javë ditë zie kombëtare, pas tragjedisë së ndodhur sot.

Kurse, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar FSK-në që t’i dalë në ndihmë autoriteteve turke të kërkimshpëtimit.

Komento: