Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.
Një i ri siç duket i njohur për teori konspirative ka vdekur pasi kishte tentuar të marr Covid-19 gjatë një feste – party për të vërtetuar se a ishte sëmundje e shkaktuar nga virusi corona, shaka?!
Viktima e paidentifikuar, e cila ishte në të 30-at nga San Antonio në Teksas, para se të vdiste foli me keqardhje për gjendjen e krijuar me një infermiere pasi testoi pozitiv për Covid-19 dhe ku ju deshtë të nxitonte në spital shkruan Metro.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Dr. Jane Appleby, tha se: “Pak para se pacienti të vdiste, ai shikoi infermierën dhe i tha:
“Unë mendoj se bëra një gabim, sepse mendova se kjo ishte një shaka, por nuk është ashtu”.
Dr. Jane poashtu tregoi për tmerrin e përjetuar në festë kur ajo mësoi të vërtetë e kësaj ngjarje kur viktima e Covid-19, kishte marr pjesë në festë së bashku me një person pozitiv me Covid-19, vetëm për të vërtetuar nëse kjo sëmundje e përhapur dhe që ka marr vëmendjen gjithandej ishte e vërtetë apo shaka.
Për fund Dr. Jane shtoi se virusi nuk e diskriminon askënd dhe asnjë person nuk është i pathyeshëm.
Andaj rastet e tilla duhet të lajmërohen dhe në media, pasi ne duhet të ndihmojmë komunitetin që ta kuptojnë se ky virus është shumë serioz dhe mund të përhapet lehtësisht tha ajo.