Shkon në tre numri i viktimave pas sulmit të Holandë

15:44 | 18 March 2019

Një sulm që mendohet të jetë terrorist ka ndodhur sot në një tramvaj në Utrecht të Holndës.

Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur, pas një sulmi, ku një burrë ka shtënë me armë në drejtim të disa personave të cilët ishin duke udhëtuar në një tramvaj, në qytetin holandez të Utrehtit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Policia thotë se po kërkojnë një 37 vjeçar me origjinë turke, të identifikuar si Gokmen Tanis.

Shkollat janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit po punon për të gjetur personin e armatosur.

Komento: