Shkrimtari i njohur serb: Kosova nuk është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë

10:29 | 07 June 2019

Shkrimtari Filip David ka thënë se Kosova nuk është dhe s’do të jetë kurrë Serbi.

Kosova nuk është Serbi e as që do të jetë ndonjëherë, edhe pse të gjithë në Serbi e dinë, ende është e vështirë që diçka si kjo të thuhet, deklaroi shkrimtari Filip David.

“Disa, që është çmenduri, shpresojnë në zgjidhje ushtarake, sikur në mënyrë të armstosur mund të kthehet Kosova si pjesë e Serbisë, edhe pse një marrëveshje e mirë me Kosovën do t’i mbronte pakicat serbe dhe monumentet kulturore serbe, duke sjellë stabilitet dhe duke thënë shembull për zgjidhjen e pyetjeve të hapura”, deklaroi David për portalin boshnjak “Klix”

“Serbia, fatkeqësisht nuk ka politikanë të gatshëm të arrijnë marrëveshje historike me shqiptarët. Këtë mund ta bëjnë vetëm shtetasit e mëdhenj, Vuçiq nuk është i tillë. Mediat nën kontrollën e tij çdo ditë bëjnë thirrje për përplasje të armatosura duke e mbushur popullin me gënjeshtra”, theksoi ai.

Ai theksoi se në Serbi është arritur deri në paradoks.

“Serbia ka raporte të këqija me Malin e Zi, Bosnjen, Maqedoninë e Kroacinë kurse në Evropë ka mbështetjen e partive ekstreme të djathta”, përfundoi ai

Komento: