Shkrimtari i njohur serb thotë se njohja e Kosovës është në interes të Serbisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shkrimtari i njohur serb thotë se njohja e Kosovës është në interes të Serbisë

13:10 | 25 Janar 2019

Filip David thotë se njohja e Kosovës është në interes të Serbisë.

Nuk kam asnjë mëdyshje se marrëveshja me shqiptarët dhe njohja e pavarësisë së Kosovës është kushti themelor që Serbisë t’i hapet rruga drejt Bashkimit Europian dhe që përmirëson marrëdhëniet me fqinjët, i tha agjencisë serbe të lajmeve shkrimtari, esejisti dhe dramaturgu i njohur Filip David.

Ai, në kuadër të serialit Kosinus, vlerësoi se njohja e pavarësisë së Kosovës do të bënte të mundur stabilizimin e rajonit, por edhe do të krijonte kushte që Serbia të zbatonte reforma ekonomike e shoqërore.

Filip Davidi tha se reformat që parashihen nuk do të jenë të mundura deri sa të mos ndodhë njohja. Sipas vlerësimit të tij, autoritetet serbe nuk kanë reaguar me kohë për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dy palët dhe tani ndodhen në një situatë që të veprojnë me njëfarë detyrimi, transmeton Koha. net.

është shprehur ai, edhe në rastin e Kosovës po përsëritet situata që autoritetet serbe në fund të pranojnë zgjidhjen më të keqe të mundshme. Kjo është një situatë që po përsëritet me vite, ka konstatuar Davidi dhe ka tërhequr vërejtjen se rikufizimi në baza etnike do të shkaktonte probleme dhe konflikte të reja. Korrigjimi i konflikteve të imta kufitare ndërmjet Serbisë e Kosovës është i mundur me pajtimin e të dyja palëve, por sipas tij kjo tani ka pak gjasë.

Ai konsideron se në Europë dhe në rajon sot nuk ka shtetarë të mëdhenj, prandaj është pak e besueshme të organizohet ndonjë konferencë e madhe ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve në raportet midis serbëve e shqiptarëve. Për një konferencë të tillë ndërkombëtare të rëndësishme, siç është shprehur ai, duhet të ketë burrështetas të mëdhenj, të gatshëm që të marrin vendime të mëdha. Sipas mendimit të Filip Davidit Kosova do të duhej të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara, si çdo shtet tjetër i pavarur.

I pyetur për një referendum eventual rreth Kosovës, ai është përgjigjur se referendumi do të ndërlikonte punët, meqë “një pjesë e mirë e popullit është helmuar përmes propagandës shumëvjeçare mediatike”.

Nëse do t’i paraprinte referendumit një fushatë mediatike se njohja e pavarësisë së Kosovës është një vendim i rëndësishëm që ndikon në ardhmërinë e Serbisë, atëherë referendumi do të mund të ishte i suksesshëm, ka thënë Davidi. Ai ka rikujtuar se në Serbi dikur ishte folur gjatë se ”lufta nuk ka alternativë”, ndërsa Sllobodan Millosheviq, pas Dejtonit nuk tha në servisinteleviziv shtetëror se “paqja nuk ka alternativë”. Për Filip Davidin asociacimi i parë në Kosovë ia sjell ndërmend historinë e këtij vendi në radhë të parë luftërat ballkanike 1912 e 1913.

“Lexoni raportet e Llav Trockit i cili atëherë ndodhej në territoret e përfsahira në luftë si gazetar, ose çfarë ka thënë Dimitrije Tucoviqi”, ka porositur Davidi. Ai ka treguar se i gjithë shtypi i atëhershëm ndërkombëtar vlonte për krimet e papara ndaj shqiptarëve. Këto krime i ka hulumtuar edhe Komisioni Ndërkombëtar Carnegie pas luftërave ballkanike, ka saktësuar shkrimtari i famshëm Filip David. Ai pohon se për këto zhvillime historike dihet fare pak në opinionin e Serbisë. Njohja e Kosovës nuk është vetëm në interes të Kosovës, por edhe në interes të Serbisë dhe të paqes, është shprehur Filip Davidi.

Komento: