Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

23:30 | 12 Qershor 2026
shkrumbohet-banesa-ne-vlore,-alarmohen-banoret

Një shkëndijë elektrike në panelin elektrik të një banese ka rrezikuar të shkaktojë djegien e plotë të saj.

A2 CNN raporton se ngjarja ka alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në pjesët e tjera të banesës.

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Megjithëse zjarri është neutralizuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale, bloza dhe tymi kanë përfshirë të gjitha ambientet e shtëpisë, duke shkaktuar dëmtime në mobilie dhe sende të tjera shtëpiake.

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento: