Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se Gjykata Speciale është edhe për krime ekonomike
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka folur për aktakuzat e mundshme të Gjykatës Speciale.
Demaliaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ky institucion nuk do të merret vetëm me krimet e supozuara të luftës në Kosovë.
“Kjo gjykatë nuk është vetëm për krime lufte”, është shprehur ai.
“Është edhe për krime ekonomike”, ka thënë Demaliaj në T7.
Sipas tij, Gjykata Speciale do të merret edhe me rastet e “keqpërdorimit të fondeve të ndryshme të luftës dhe të tjera që s’kanë qenë të destinuara për luftën”.
Ai ka thënë se Specialja mund të hetojë krime që supozohet të jenë kryer deri më 2002.