
Para pak ditëve Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës.
Nga ky tërmeti deri më tani janë gjetur 50 viktima e disa të tjerë janë ende nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, përcjell ORAinfo.
Shumë kosovarë janë mobilizuar për t’iu vënë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
E këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza ka shkuar personalisht në Durrës për të dërguar ndihma, e ajo përlotet kur i sheh banoët që u dëmtuan më së shumti nga kjo fatkeqsi./ORAinfo/
