Shkurtes i ‘çelin’ lulet edhe në dimër

10:50 | 20 Janar 2020

Në mes të dimrit, Shkurte Fejza rrethohet me lule.

Ikona e muzikës shqipe Shkurte Fejza po qëndron edhe sot në kry të listës së këngëtareve më të suksesshme.

Gjenerata u rriten me këngët e saj, e cila nuk kurseu nga vetja për të dhënë më të mirën për atëdheun, shkruan Kosovarja.
Energjia e vullneti nuk i mungojnë as sot ku po vazhdon të sjellë projekte e projekte.

E me kalimim e viteve pamja e saj veçse u rinua, eleganca iu shtua e stili poashtu.

Dikur e shihnim pothuajse gjithmonë me veshje kombëtare, derisa sot e shohim elegante, sportive e në të gjitha stilet si një vajzë e re.

Këngëtarja së fundi ka publikuar një imazh teksa pozon si adoleshente.

Në mes të dimrit, ku i gjeti këto lule Shkurta?

Komento: