“Shmangni pushimet në këtë vend, është rrezik”, ky ka qenë një paralajmërim për qytetarët.
Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit kanë këshilluar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Meksikë gjatë pushimeve të pranverës për arsye sigurie. Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas (DPS) tha se dhuna e kartelit të drogës përfaqësonte një kërcënim të rëndësishëm për këdo që shkon atje.
Kjo thirrje vjen pasi katër amerikanë u rrëmbyen pasi kaluan kufirin javën e kaluar. Dy prej tyre u vranë ndërsa dy u lanë të lirë. Tri gra amerikane që shkuan në Meksikë për të shitur rroba në një treg janë zhdukur prej më shumë se dy javësh, raportojnë mediat e huaja.
“Bazuar në natyrën e paqëndrueshme të aktivitetit të kartelit dhe dhunës që po shohim atje, ne po u bëjmë thirrje individëve që të shmangin udhëtimin në Meksikë në këtë kohë.”, tha drejtori i DPS, Steven McCraw.