Shoferëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në kushte dimërore

17:26 | 05 Janar 2026
Shoferëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në kushte dimërore

Tri aksidente kanë ndodhur brenda këtyre pesë ditëve në Mitrovicë të Veriut.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook, ku apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

“Duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve te trafikut, ku gjatë vitit në të cilin kemi hyrë janë regjistruar deri më tani 3 aksidente.Policia Rajonale e Mitrovicës Veri ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, të kenë të vendosura gomat e dimrit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht që shoferët:

Të jenë të pajisur me goma dimërore,

Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës,

Të mbajnë distancën e duhur ndërmjet automjeteve,

Të vendosin rripin e sigurisë,

T’i respektojnë në përgjithësi rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, për shkak të festave, Policia apelon fuqishëm që asnjë qytetar të mos drejtojë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Komento: