Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në Kllokot.
Vozitësi dhe dy pasagjere femra kanë pësuar lëndime gjatë aksidentit.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.
“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës si dhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK. Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.