Një femër e moshës nën16 vjeçare është ngacmuar nga shoferi i autobusit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjë të Zveçanit një viktimë femër e moshës së mitur është ngacmuar nga një shofer i autobusit.
Sipas Policisë, i dyshuari dhe viktima janë pjesëtar të nacionalitetit serb.
I dyshuari po hetohet në procedurë të rregullt.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në raportin e Policisë.