Shoferi kosovar duke vozitur 172km/h, i ndalohet për tre muaj vozitja

19:54 | 26 Janar 2022

Ishte duke vozitur me 172 km/h, i ndalohet për tre muaj vozitja shoferit kosovar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një shofer, i cili ishte duke vozitur makinën me 172 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h.

Shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i makinës për tre muaj.

Gjoba të tilla po vazhdojnë të shqiptohen nga Policia e Kosovës, për shoferët të cilët po e rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Komento: