Shoferi në Skenderaj gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë-shoferi

11:00 | 05 Shtator 2023
shoferi-ne-skenderaj-gjobitet-me-500-euro-dhe-i-merret-patente-shoferi
Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka gjobitur me 500 euro shoferin e një veture në rrugën Skenderaj-Drenas, pasi i njëjti ka vozitur 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit i janë shqiptuar edhe pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas  në, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili me veturë  zhvillonte  shpejtësi prej 113 km/h në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”.

“Ndaj kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë prej  pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti”, thuhet në njoftimin për media./Front Online

 

Komento: