Shoferi nuk ndalon kamionin, këput një kabllo dhe lëndon këmbësoren në Prizren

11:29 | 01 Gusht 2023
shoferi-nuk-ndalon-kamionin,-keput-nje-kabllo-dhe-lendon-kembesoren-ne-prizren

Një kabllo interneti, e këputur nga një kamion në Prizren, ka shkaktuar lëndimin e një këmbësoreje.

Shoferi në ato momente edhe pas dëmtimit të kabllos, nuk është ndaluar fare, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.

Rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Komento: