Shoferi që goditi për vdekje 80-vjeçaren në Drenoc të Klinës, dërgohet në mbajtje për 48 orë

23:38 | 27 November 2024
shoferi-qe-goditi-per-vdekje-80-vjecaren-ne-drenoc-te-klines,-dergohet-ne-mbajtje-per-48-ore

Shoferi i veturës që sot goditi një grua 80-vjeçare në fshatin Drenoc të Klinës, e cila humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Sipas informacioneve të para, viktima ishte goditur nga automjeti teksa po kalonte rrugën së bashku me bashkëshortin e saj.

Hetimet për këtë aksident tragjik janë duke vazhduar.

Komento: