Shoferi tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj

11:27 | 17 Janar 2023

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Zyrtar Policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në një vozitës i cili duke drejtuar automjetin e tij tejkalon në vijë të plotë dhe në vende kalim të shënjuar për këmbësorë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Zyrtarët Policor kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Komento: