Shoferi voziti 156 km/h, dënohet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

11:18 | 05 Qershor 2023

Voziti 156 km/h – shoferi dënohet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili ka kryer kundërvajtje në trafik.

Policia njofton se më datën 01.06.2023, rreth orës 22:00, në rrjetin social Facebook, është postuar një video ku një person shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h, në zonën 50 km/h.

“Pas një pune hetimore njësiti relevant policor ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, i cili ka pranuar se me datën 30.04.2023 me automjetin VË Golf ka kryer kundërvajtjen ‘tejkalim i shpejtësisë’”, thuhet në njoftim.

Nga patrulla policore kundërvajtësit në fjalë i është shqiptuar gjobë 300 euro, sipas ligjit 05/L-088, nenit 56 paragrafi 2, tri pikë negative, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

Komento: