Shokët e vizitojnë në spital, ja si emocionohet Casillas

09:36 | 04 Maj 2019

Lojtarët e Portos e kanë vizituar në spital shokun e tyre të skuadrës Iker Casillas.

Iker Casillas pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjeve të mërkurën, por fatmirësisht, mjekët e klubit kanë reaguar shpejt duke e dërguan gjithashtu menjëherë në spital dhe tani gjendja e 37-vjeçarit është mirë dhe stabile.

Gjatë ditës së premte, atë e vizituan i gjithë stafi i skuadrës së Portos bashkë me lojtarët, duke i uruar shërim të shpejt ish-kapitenit legjendar të Real Madridit.

Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por duket se tashmë futbolli i takon të kaluarës për Casillasin, i cili i detyruar, duhet t’i varë atletet.

I pyetur lidhur me këtë, Casillas ishte shumë i sinqertë: “Futbolli është pjesë e jetës sime, por jeta është më e rëndësishme se të gjitha tjerat”.

https://streamable.com/yie49

Komento: