Shokët ia çojnë në vend amanetin e fundit personit që u aksidentua për vdekje në Vushtrri

19:26 | 14 Mars 2024

Mentor Merovci, humanisti nga Vushtrria, vdiq si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Pak para se të ndërronte jetë Merovci, kishte shkruar një status në “Facebook” ku kërkonte që të shpërndahen hurme dhe ujë për personat që koha e iftarit i gjen në kolona.

Ndërsa sot shok të tij janë mobilizuar për të ia përmbushur atij amanetin.

Ata kanë shpërndarë hurme dhe ujë në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë, tre të tjerë si pasojë e aksidentit ishin të lënduar rëndë. Në mesin e të lënduarve nga aksidenti është edhe djali 20-vjeçar i Mentor Merovcit.

Komento: