Vazhdojnë evakuimet pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi.
Po shpërthen një vullkan në ishullin indonezian Java, duke krijuar re të mëdha hiri në qiell.
Banorët e këtij ishulli janë larguar, pasi vullkani shpërtheu për herë të dytë gjatë një muaji.
Zyrtarët thanë se nuk është raportuar ende për viktima dhe evakuimet janë duke ndodhur akoma, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vullkani, i cili ngrihet 3 mijë e 676 metra mbi nivelin e detit, ka shpërthyer edhe më parë, saktësisht në muajin janar.
Ndryshe, Mali Semeru është ndër 130 vullkanet aktive të Indonezisë.