Shokohen Dardanët, disa futbollistë mund të mungojnë për Kosovën për shkak të COVID-19

16:38 | 27 August 2020

Në fillim të shtatorit Kosova do t’i luaj dy ndeshje në Ligën e Kombëve.

Sipas te gjitha gjasave, Idriz Voca, nuk do të grumbullohet me Kosovën për dy ndeshjet e ardhshme të “Dardanëve”.

Jo vetëm Voca, por ndoshta as Hekuran Kryeziu e as Benjamin Kololli, për shkak se Zvicra e ka të obliguar që personat që dalin jashtë shtetit mbi 5 ditë, kur të kthehen të futen në izolim 2 javor për shkak të koronavirusit, që ka tollovitur gjithë botën.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Futbollistët në fjalë, pasi të kthehen nga Kosova, duhet të karantinohen 14 ditë dhe këtë nuk po pranojnë klubet e Zvicrës që t’i lënë ata të lirë.

Shala tha janë vazhdimisht në kontakte me klubet e futbollistëve dhe janë duke bërë të pamundurën që për ndeshjet e shtatorit, ata të lirohen dhe të zbresin në fushë kundër Moldavisë dhe Greqisë.

“Jo vetëm Voca, por mund të mungojnë disa futbollistë që luajnë atje”, tha Shala.

“Jemi duke bërë përpjeke vazhdimisht që klubet t’i lirojnë futbollistët që të vijnë dhe të luajnë për Kosovën, por për shkak të COVID-19 kur të kthehen ata duhet të izolohen 14 ditë”.

FFK po mundohet sipas Shalës që të arrijë mnarrëveshje që futbollistët të lirohen dhe kur të kthehen të mos izolohen.

Ai ndër të tjera shtoi se rreziku ka qenë gjithmonë qe pas shfaqjes së COVID-19 se Kosova mund të mos jetë e kompletuar, “duke i ditur rrethanat në të cilat gjendemi”.

Komento: