Shokohen madrilienët, Perez ka gjetur zëvendësuesin e Marcelos

21:27 | 26 Shkurt 2019

Marcelo do të përfundojë në Juventus.

Agjenti i Nicolas Tagliafico ka pranuar se Real Madrid e ka vënë në krye të listës mbrojtësin e Ajax, sepse Marcelo do të shkojë te Juventus.

Braziliani po kalon formë të dobët prej kohësh dhe Reguilon i ka marrë statusin e titullarit.

“Është thënë se emri i Tagliafico është vënë në listën e Real Madridit sepse Marcelo do shkojë te Juventus. Sidoqoftë deri tani askush nuk më ka kontaktuar edhe pse për të interesohen edhe shumë klube të tjera”, tha agjenti Ricardo Schlieper në një intervistë.

Ai pranoi se lojtari i tij ka ende 2 vite kontratë me Ajax dhe nuk ka klauzolë largimi, por mendon se tani është momenti i duhur që argjentinasi të bëjë një hap të madh. Ndërkohë nuk mungojnë as klubet e tjera që interesohen për të, agjenti zbuloi se janë të gjithë nga Spanja por pa dhënë emra.

Komento: