Shokohen rossonerët, Roma po e transferon ish-sulmuesin e Milanit

22:36 | 27 Gusht 2019

Roma nuk e ka ndërmend të ndalet.

Roma do të provojë që ta transferojë futbollistin e Atletico Madrid-it, Nikola Kaliniq, sipas raportimeve nga Gianluca DiMarzio.

Sulmuesi kroat është lidhur me një kalim te RB Leipzig, por romakët e presin largimin e tij që pastaj ta sjellin kroatin në kryeqytet.

Ata gjithashtu po mbajnë shpresë që ta sjellin edhe bashkëvendësin e Kaliniqit, Dejan Lovren, në “Olimpico”.

Komento: