Radja Nainggolan, kohët e fundit ka krijuar shumë polemika në Inter pasi mori një pezullim nga klubi që do ta bëjë atë të humbasë ndeshjen kundër Napolit sot.
Kjo ka çuar në zërat e një lamtumire të mundshme tashmë në janar përcjell ORAinfo.
Belgu gjithmonë ka përsëritur ndjenjat e tij pozitive ndaj Romës. Ai gjithashtu ka oferta nga Kina, ku ai mund të transferohet të ardhmen.
Megjithatë, një ide shtesë e tregut çon në Monako. Siç raportohet nga Sportmediaset, Inter mund të shkëmbejë mesfushorin në këmbim të shpengimit të Balde Keita (aktualisht në hua në San Siro)./ORAinfo/