Napolit po i ik ylli i madh.
E ardhmja e Lorenzo Insigne te Napoli nuk është aq e sigurtë.
Sulmuesi italian është shprehur se e shikon veten tek të kaltërit por në futboll nuk ka asgjë të sigurtë ndaj dhe në verë, Mino Raiola mund të nisë një ankand të çmendur për lojtarin.
Të interesuar për 27-vjeçarin janë klubet më të rëndësishme si Manchester City, Liverpool e Barcelona dhe presidenti De Laurentiis do të tundohej për një ofertë që arrin në 100 milionë euro.
Nga ana tjetër prej kohësh Napoli interesohet për Lozanon nga PSV Eindhoven që do të ishte pasuesi ideal i Insigne për skuadrën e Ancelottit.