Shokohet Barcelona, lëndohet Leo Messi

09:31 | 23 Mars 2019

Një lajm aspak I mirë për për tifozët e Barcelonës.

Leo Messi është lënduar mbrëmë në humbjen e Argjentinës 1-3 në miqësore ndaj Venezuelës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Argjentinës. Sipas tyre, Messi ka probleme me ijë dhe është larguar nga skuadra e Argjentinës.

Ai nuk do të luajë në miqësoren e së martën kundër Marokut.

Nga Kombëtarja e Argjentinës është larguar edhe Gonzalo Martínez. Ai ka probleme muskulore.

Komento: