Shokohet bota e futbollit, Icardi merr vendimin qe askush nuk e ka pritur!

10:32 | 03 Gusht 2019

Icardi ‘refuzon’ Juventusin, Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë në Inter.

Mauro Icardi i ka komunikuar Interit vendimin e marrë për të ardhmen e tij dhe për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se klubi i ka bërë të ditur se ai është jashtë projektit, sulmuesi argjentinas beson se mund ta bëjë Conten të ndryshojë mendim dhe nuk ka ndërmend të lëvizë nga Milano.

Ish-kapiteni i zikaltërve do të refuzojë çdo skuadër që do të interesohet për të, duke përfshirë këtu edhe Juventusin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, argjentinasi e ka marrë këtë vendim për arsye familjare. Sulmuesi nuk ka dëshirë ta zhvendosë familjen nga Milano, edhe pse tani kanë filluar të qarkullojnë disa zëra, sipas të cilëve Ëanda Nara është përsëri shtatzënë. Zëra këto që nuk janë përgënjeshtruar nga çifti.

Ndërkohë, “Mediaset” është në pritje të përgjigjes së Ëanda Naras në lidhje me rinovimin ose jo të kontratës për pjesëmarrjen e saj në emisionin “TikiTaka”.

Komento: