Shokohet bota e futbollit, Juventusi po e shet Ronaldon

11:57 | 27 Shkurt 2019

Gazetari i besueshëm ekonomik, Marco Bellinazzo i Il Sole 24 Ore, ka folur me Radio Amore Campania në lidhje me strategjitë ekonomike të Juventusit.

Zonja e Vjetër ka miratuar kohët e fundit një obligacion prej 175 milionë eurosh, i cili mund të përdoret për të mbuluar borxhet ose për të përmirësuar rritjen e klubit përcjell ORAinfo.

“Juventusi investon paratë në paga dhe lojtarë, ata duan të fitojnë këtë bast. Të ardhurat e tyre janë 400 milionë euro dhe shpejt mund të arrijnë 500 milionë euro”.

“Ronaldo ? “Gjithmonë kam thënë se projekti i Cristiano Ronaldos është i destinuar të zgjasë më pak se katër vjet. Besoj se Juventusi mund ta shesë atë para përfundimit të kontratës së tij, sepse ai kushton 80 milionë euro për një vit”, ka thënë ai/ORAinfo/

Komento: