Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Leicester City me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Chelsea, të cilët krijuan shumë raste, por pa arritur ta tundin rrjetën.
Rastet më të mirë në këtë pjesë ishin ai i Eden Hazard (30′), goditja e të cilit u ndal nga tranversa, ndërsa goditja e Willian (43′) u prit nga portieri mysafirë.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e dominuar nga vendasit, por që mysafirët befasuan duke gjetur golin.
Luhej minuta e 51-të e ndeshjes, kur James Maddison jep një asistim të mirë për Jamie Vardy, i cili shënon një gol të bukur për 0-1.
Pas këtij goli, Blutë u hodhën në sulm me të gjitha forcat, duke krijuar shumë raste, ku më i miri ishte ai i Marcos Alonso (90+), i cili u ndal nga shtylla dhe Leicesteri mori një fitore të madhe.
Pas kësaj humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 37 pikë, po aq sa ka Arsenali në vendin e pestë dhe 11 pikë mbrapa liderit Liverpoolit, ndërsa Leicesteri ka 25 pikë në pozitën e nëntë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te rivalët lokal të Watfordit, ndërsa Dhelprat e presin në shtëpi Manchester Cityn