Shokohet Chelsea, ja ku po transferohet Giroud

22:16 | 21 Prill 2019

Presidenti i Nices, Gauthier Ganaye ka thënë se ekipi i tij mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud.

Giroud ka qenë i lidhur në mënyrë të përsëritur me një largim nga Chelsea në muajt e fundit, pasi që ai bëri vetëm gjashtë paraqitje të Premierligës që kur Chelsea nënshkroi Gonzalo Higuain në huazim nga Juventusi në janar,përcjell ORAinfo.

32-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën e tij për më shumë kohë duke thënë se ai është “shumë i frustruar” me rolin e tij aktual./ORAinfo/

Komento: