Shokohet Juventusi!

22:27 | 12 Maj 2019

Ekipi i Allegrit ka pësuar humbje sonte.

Juventus pas fitimit të titullit kampion, e ka ulur ndjeshëm ritmin në kampionat. Bardhezinjtë kanë pësuar humbjen e tretë në këtë sezon ndaj Romës në “Olimpico”. Bardhezinjtë u mundën u mundën 2-0, me dy gola të shënuar në minutat e fundit.

Ndeshja ishte e një ritmi të kënaqshëm në 45-minutat e para, por skuadra torineze nuk arriti që të gjente rrugën e rrjetës pasi Mirante bëri 2 ndërhyrje spektakolare ndaj Dybala.

Në fraksionin e dytë, bardhezinjtë gjetën golin e avantazhit pas një kundërsulmit të shpejtë me Ronaldon, por sulmuesi portugez ishte në pozicion të parregullt. Në minutën e 79-të, Roma shfrytëzoi më së miri një shpërqendrim të mbrojtjes së kampionëve të Italisë. Në minutën e dytë shtësë, verdhekuqtë shënuan edhe golin e dytë pas një kundërsulmi vrastar me Edin Dzekon.

Skuadra torineze mbrëmjen e sotme prezantoi dhe fanellat për sezonin e ardhshëm, por nuk i kanë sjellë fat në debutim.

Komento: