Duke folur në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së Interit kundër AC Milan në derbin e e të dielës, trajneri i Interit, Luciano Spalletti zbuloi mendimet e rreth lojës, si dhe ndjekjen e Interit për një pozitë të fortë përfundimtare në tabelën e Serie A përcjell ORAinfo.
“Ne duam të arrijmë në kualifikimin e Ligës së Kampionëve para se të tjerët. Milan është një skuadër e fortë dhe po e tregon atë. Qëllimi është të arrijmë në 4 e madhe, por nëse është e mundur, e dyta apo e treta, ka thënë Spalletti./ORAinfo/