Shokohet Perez, Marcelo po nënshkruan me ekipin e madh

16:32 | 09 Mars 2019

Edhe një yll i madh po largohet nga Real Madrid.

Marcelo është i vendosur të bashkohet me Juventusin në një marrëveshje katërvjeçare në fund të sezonit, raporton La Stampa përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi Brazilian, 30 vjeç, aktualisht është kontraktuar me kampionët evropianë deri në verën e vitit 2022.

Dje ishte pyetur personalisht Marcelo për një kalim te Juve, derisa me një buzëqeshje kishte pohuar një fakt të tillë./ORAinfo/

Komento: