Shokohet Reali, ja çfarë e prishi marrëveshjen me Joao Felix – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shokohet Reali, ja çfarë e prishi marrëveshjen me Joao Felix

23:01 | 30 Maj 2019

Real Madrid ishte afër marrëveshjes me Joao Felix.

E pabesueshme, por, skuadra e Real Madrid ka lëshuar nga duart mundësinë për një marrëveshje me Joao Felix.

Anëtari i Benfica, Joao Felix, është një prej emrave më të përmendur muajve të fundit, e sidomos tash para fillimit të afatit kalimtar.

Ylli portugez po monitorohet nga shumë skuadra evropiane, dhe vlerësohet me 120 milionë euro.

‘Marca’ raporton se Real Madrid ishte shumë afër marrëveshjes me lojtarin, por u tërhoqën për tu fokusuar tek Eden Hazard, transmeton lajmi.

‘Los Blancos’ mendonin të shpenzonin rreth 80 milionë euro për talentin 19 vjeçar, por Benfica insistonte në 120 milionë.

Ndoshta kjo ishte gjëja që shtyu Real Madridin që të kthente fokusin kah belgu Eden Hazard.

Komento: