“Shokohet” Solari, Reali ia gjen zëvendësuesin, këta janë tre emrat potencial

21:50 | 04 Mars 2019

Real Madrid ka gati listën e ngushtë me tre emrat që mund ta zëvendësojnë Solarin

Real Madrid janë duke shikuar për zëvendësuesin e Santiago Solarit, dhe ata kanë tashmë një listë të ngushtë me disa emra.

Solari erdhi si zëvendësues i Julen Lopeteguit, megjithatë dështoi që të kthente lavdinë që skuadra kishte me Zinedine Zidane, apo më mirë thënë me Cristiano Ronaldon.

Dy humbjet brenda një jave nga Barcelona duket se kanë vulosur largimin e trajnerit në fund të sezonit. Por, kush do të jetë zëvendësuesi i tij?

E përditshmja spanjolle ‘AS’ ka publikuar disa emra, që sipas tyre janë në listën e ngushtë të ‘Los Blancos’, për pozitën e trajnerit, emra të cilët lajmi.net ua përcjell më poshtë.

Massimiliano Allegri

Joachim Loë

Mauricio Pochettino

Komento: