Shokon Barcelona, pranon ta shesë yllin që e bleu në verë

16:46 | 17 Dhjetor 2018

Barcelona ka pranuar një ofertë prej 65 milionë eurosh nga një klub kinez për shërbimet e futbollistit të tyre, Malcom, sipas AS.

Emri i këtij klubi nuk është specifikuar, megjithatë Barça mund të jetë duke e konsideruar këtë ofertë për 21 vjeçarin i cili nuk po gjen vend në Camp Nou.

Përpos kinezëve, për të interesim kanë shprehur edhe disa klube të tjera, përfshirë edhe Romën, të cilës Barça ia mori para hundësh lojtarin verën e kaluar.

Komento: