Drejtori teknik i AC Milan, Paolo Maldini nuk dëshiron të kapet në befasi nëse Zlatan Ibrahimoviç nuk rinovon dhe për këtë arsye po heton tregun e alternativave.
Tuttosport raporton sot se Milan ka filluar të shikojë në opsionet e mundshme ‘Plan B’, nëse Ibra nuk rinovon kontratën, përcjell ORAinfo.
Sipas këtij mediumi, Milan ka nisur interesimin për duetin e veteranëve Mario Mandzukic dhe Olivier Giroud si dy mundësi për ta zëvendësuar Ibrahimoviçin.
Lojtari kroat është jashtë kontratës pasi ka lënë klubin e Katarit Al-Duhail ndërsa sulmuesi francez, nga ana tjetër, mund të largohet nga Chelsea për një çmim shumë të vogël.
Mbetet të shihet nëse Milan do të synojë transferimin e një sulmuesi veteran për ta zëvendësuar largimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç nga ‘San Siro’. /ORAinfo/