Shokon me përgjigjje Puyol, ja kush sipas tij është mbrojtësi më i mirë në botë

21:55 | 27 Mars 2019

Puyol ka befasur me deklaratën e fundit.

Ikona e Barcelonës, Carles Puyol, e shikon Gerard Piquen si mbrojtësin më të mirë në botë aktualisht.

Sipas ish-kapitenit të klubit katalunas, Pique është më i mirë edhe se Virgil van Dijk i Liverpoolit dhe Sergio Ramos i Real Madridit.

“Matthijs de Ligt është duke u ngritur, Virgil van Dijk ka shpërthyer. Kush është qendërmbrojtësi më i mirë në botë? Gerard Pique, padyshim”.

“Çfarë për Ramos dhe Pique? Gerard Pique”, ka thënë Puyol për Marca.

“A është Pique qendërmbrojtës më i mirë se ju? Po, ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Ne jemi të ndryshëm. Ai është çelësi i Barcelonës dhe kontribuon në çdo gjë. Ai është fenomenal dhe një shok i mirë”

Komento: