Messi nuk fsheh se ai është “koka” e Barcelonës.
Fjala e tij shkon në vend dhe ai vendos udhëzimet që duhet të ndjekin në klubin e tij. Dhe askush nuk guxon të diskutojë vendimet e tij përcjell ORAinfo.
Në kushtet e nënshkrimeve, Leo nuk dridhet kur bëhet fjalë për sinjalizimin e ardhjeve dhe largimeve në klubin azulgrana.
Emri i fundit në axhendën e Barcelonës, një bashkatdhetar dhe mik i kapitenit: Giovani Lo Celso.
Lo Celso erdhi në Evropë në janar 2017 duke iu bashkuar Paris Saint-Germain, ku ai ishte një pjesë e rëndësishme për Unai Emery. Këtë vit ai punon në formë kredie në Betis, ku ka shtatë gola dhe dy asistime në 19 ndeshje.
Performanca e tij e madhe ka tërhequr të gjitha klubet e mëdha, duke përfshirë Arsenalin, Manchester Cityn, Real Madridin dhe Barçën.
Betis tashmë ka njoftuar se do të ushtrojë opsionin e blerjes me vlerë 25 milionë euro.
Mesfushori në moshën 22 vjeç, cilësohet nga vizioni i tij i lojës dhe shtënat e tij të topit./ORAinfo/