Vuçiqi u ka dërguar porosi ndërkombëtareve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sonte se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Ai këtë e ka pohuar duke ju drejtuar faktorit ndërkombëtar, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë”, citohet të ketë thënë Vuciq.
“Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëjë. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por Vuçiq nuk e njeh Kosovën”.
Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.