Shoku i hajnit që u privua nga jeta në Shtime ka disa fjalë për të

12:40 | 08 August 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shtime.

Tashmë është bërë i ditur identiteti i viktimës, i cili mbeti i vdekur pasi u godit nga pronari i një shtëpie në Shtime, ku dyshohet se kishin hyrë për të grabitur.

Fehmi Gashi ka mbetur i vdekur, ndërsa shokët e tij me të cilët dyshohet se kishin hyrë për të grabitur shtëpinë e një mërgimtari në Shtime, janë ende në arrati bashkë me 24 mijë franga zvicerane, të cilat i kanë vjedhur.

Sot një nga shokët e grabitësit të mbetur pa shenja jete, e ka kujtuar atë me fjalë prekëse.

“Nuk po muj me besu që shkove e na le o Fehmi. Zoti të shpërbleft me parajsë vëlla, shok si ti nuk kom me mujt me pas kurr, t’kom pas krah t’djatht n’momentet ma t’vështira n’jetën tem”, ka shkruar shoku i Fehmiut.

Komento: