Pas fjalimit në konferencën për shtyp, Gennaro Gattuso po udhëhoqisesionin e fundit të trajnimit në prag të Milan-Cagliarit.
Nesër në San Siro do të jetë thelbësore për të rrëmbyer tre pikë për t’u kthyer në vendin e katërt përcjell ORAinfo.
Ende nuk dihet qartë se me çfarë formacioni do të paraqitet ekipi i Gattusus.
Ndeshje e madhe do të jetë për Gianluigi Donnarumma:nesër pasi ai do ta zhvillojë 150 paraqitje në fanellën e Milanit, në vetëm 19 vjeç.
Në frontin e tij do të jetë Davide Calabria, Musacchio-Romagnoli , me Ricardo Rodriguez majtas mbrapa.
Para mbrojtjes është Tiémouè Bakayoko, me Franck Kessié dhe Lucas Paquetà brenda. Treshja e sulmit do të jetë me Suso dhe Hakan Calhanoglu në mbështetje të Krzysztof Piatek./ORAinfo/