Sholz : Kurti e Vuçiq e thanë qartë se do të implementohen marrëveshjet

15:43 | 27 Tetor 2023
sholz-:-kurti-e-vuciq-e-thane-qarte-se-do-te-implementohen-marreveshjet

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë për media të premten në Brukse pas përfundimit të Samitit dyditësh ka folur edhe për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë duke thënë se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar.

Scholz ka thënë se Kurti dhe Vuciq kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen

” Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiq thanë se propozimet konkrete Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe se do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap I rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Schoz.

 

Komento: