Shoqata e naftarëve kërkon shfuqizimin edhe të dy udhëzimeve administrative

17:26 | 28 December 2020

Naftëtarët kërkojnë shfuqizimin edhe të dy udhëzimeve administrative.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që të shfuqizohen edhe dy udhëzime tjera administrative, të nxjerra nga MTI, që sipas Shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë.

Bëhet fjalë për udhëzimet tjera administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020.

Shoqata i është drejtuar me shkresë falënderuese kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti për vendimin e miratuar në mbledhjen e Qeverisë me të cilin është mundësuar shfuqizimi i pjesshëm i udhëzimit administrativ – Nr. 06/2019 për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, i nxjerrë nga MTI.

Me këtë rast, kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani ka kërkuar që përveç udhëzimit administrativ të lartëcekur të shfuqizohen edhe udhëzimet tjera administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020, gjithashtu të nxjerra nga MTI, që sipas Shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë.

Komento: